FOTO/ Gol, festime dhe shumë kartonë, momente të shkëputura nga derbi i kreyqytetit...

Vetëm mungesa e tifozëve në shkallët e stadiumit "Elbasan Arena", i mohoi derbit të kryeqytetit spektaklin e merituar.

Aksione të shpeshta, kartonë të shumtë përgjatë sfidës, që u finalizuan me dy të kuqe për dy ekipet respektive, Jurgen Bardhin  në radhët  e Partizanit dhe Idriz Bathën për Tiranën.

Derbi i kryeqytetit edhe pse u vendos me anë të një goli në minutën e '83-të nga Erald Çinari, nuk pati entuziazmin e duhur në të dyja kampet.

Tirana dhe Partizani e shohin veten larg vendit të parë të klasifikimit, që mbahet nga Vllaznia, duke i shuar disi shpresat për titullin kampion.

Një gjë e tillë u nënkuptua nga presidenti i Tiranës, Refik Halili, i cili deklaroi se ekipi i tij duhet të ndjekë vendin e parë, për të arritur të dytin ose të tretin.

Ndërkohë nga ana tjetër dhe drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama, theksoi se ndeshja më e rëndësishme për ta është me Teutën e vendit të dytë, ndeshje kjo që do të luhet të hënën e 25 janarit.

Për të krijuar një ide rreth derbit, shikoni fotot e mëposhtme, të cilat janë shkëputur momente nga sfida.

Sport Lajme elbasan Futboll derbi i kryeqytetit

EMISIONET