Një punëtor vullnetar ka humbur jetën në stadiumin e FC Lorient, kur pas ndeshjes së djeshme ndaj Rennes, ishte goditur nga një strukturë mbajtëse e reflektorëve.

38-vjeçari ishte në gjendje kritike pas goditjes nga struktura ndriçuese, ndërkohë që po kryente punët pas përfundimit të ndeshjes.

Punonjësi, baba i tre fëmijëve, humbi jetën në vend pavarësisht përpjekejve të mjekëve.