Ferrari SF90 Spider është versioni i ri, kabriolet, por tashmë hibrid, i SF90 Stradale.

Super-makina ka një çati metalike të palosshme, teknologji njësoj si ajo e përdorur në Formula 1.

Dhe mbi të gjitha, një motor me 1000 kuaj fuqi, përcjell OraNews.

Ferrari i parë hibrid arrin shpejtësinë 100 km në orë për vetëm 2.5 sekonda, 200 km në orë në 7 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka 340 km/ orë.

SF90 Spider ka një arkitekturë hibride plug-in që përmban një motor V8 turbo, një transmetues automatik me 8 marsha. Boshti i përparmë elektrik RAC-e me dy motorë elektrikë të pavarur ofrojnë një shtytje të gjithë elektrike, dhe një motor elektrik MGUK, i stilit Formula 1, i vendosur në pjesën e pasme dhe midis motorit dhe kutisë së shpejtësisë.