“Mesazhe” me tritol, eksploziv shtëpive të gazetarit në Lezhë e kasapit në Vlorë

Dy raste tritolvëniesh u regjistruan në orët e para të mëngjesit.Në Lezhë, shpërthimi u shënua pranë shtëpisë së një gazetari,  ndërsa në Vlorë objektiv ishte banesa një kasapi.Të dyja konsiderohen mesazhe kërcënuese për pronarët.

Një sasi eksplozivi shpërtheu në portën e jashtme të banesës së gazetarit Elidon Ndreka në Balldre të Lezhës.

Ngjarja u shënua pas mesnate, e veç panikut, fatmirësisht shkaktoi vetëm dëme materiale.

Tritolvënësi është filmuar nga një kamera sigurie, teksa zbret nga një makinë e vendos eksplozivin.

Gazetari, Elidon Ndreka, tha se familja e tij nuk ka konflikte, dhe pistën krysore të hetimit e orienton tek puna që ai bën.

"Prindërit e mi janë pensionistë, unë prej vitesh ushtroj profesionin e gazetarit. Dhe e vetmja indicie mund të jetë puna që bëj."

Një mesazh me tritol u dërgua edhe në Vlorë.

Një sasi eksplozivi shpërtheu në shtëpinë e 69-vjeçarit Tahsim Xheladin Banushaj në lagjen "Hajro Çakërri".

Burri tha se fillimisht dyshoi se ishte tërmet, por më pas ka zbuluar çfarë kishte ndodhur.

69-vjeçari thotë se ai e fëmijët nuk kanë konflikte, ndërsa foli edhe për ngatërresë të objektivit.

"Nuk më shkon mendja te njeri në mënyrë kategorike. Dikush mund të më ketë ndonjë borxh se unë kam punuar kasap, por unë asnjeriu."

Pista e parë e hetimit lidhet me një dyshim për bashkëpunim me Shërbimin Informativ dhe e dyta me konflikte të fëmijëve jashtë shtetit.

Vendi Lajme policia lezhe Kronike tritol Aktualitet elidon ndreu shpërthim

EMISIONET