FOTO-EMRI/ Përplasja tragjike me kamionin, humb jetën 30-vjeçarja shqiptare në Itali

Një 30-vjeçare shqiptare humbi jetën ditën e djeshme në Itali, në një aksident rrugor teksa automjeti me të cilin po lëvizte u përplas kokë më kokë me një kamion.

Bëhet fjalë për Denada Nerjaku banuese në Vado Ligure, e cila humbi jetën në autostradën A10.

Shqiptarja u transportua me urgjencë me helikopter në spitalin Santa Corona në Pietra Ligure, por ndërroi jetë gjatë natës.

Traumat e shkaktuara nga përplasja e fortë, i shkaktuan 30-vjeçares hemoragi të rëndë, që rezultuan fatale për jetën.

Prokuroria lokale ka hapur një hetim për aksidentin me të dy automjetet e përfshira janë sekuestruar ndërsa hetuesit po rindërtojnë dinamikën e saktë të incidentit, shkaqet dhe përgjegjësitë e përplasjes së tmerrshme që i kushtoi jetën gruas së re.

Denada Nerjaku la pas një vajzë të vogël.

 Viktima Denada Nerjaku
Makina e viktimës

EMISIONET