Gjendet pas 17 muajsh turpi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar Laert Beqaj.

I riu u zhduk në Nea Filadelfia, ndërsa trupi i pajetë u gjend para tre ditësh në Andro.

Ai kishte rënë në det midis Tinos dhe Andros në 10 Prill 2019

Gjurmët e Laert Beqaj u zhdukën në mesnatën e 9 Prillit 2019. Në atë kohë mediat shkruanin për zhdukje misterioze të shqiptarit.

Sipas detektivit privat, George Tsoukalis, i cili kishte ndërmarrë hetimet për ta gjetur në një emision televiziv tha se trupi i Laertit u gjet një zonë shkëmbore dhe sipas tij, autoritetet duhet të vijojnë hetimet deri në zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes.

Sipas mediave greke, një ditë pas zhdukjes së Laertit, një burrë, i cili ishte në bordin e një anijeje që po lundronte nga Rafina për në Mykonos, kishte rënë në det.

Shqiptari nuk ka patur probleme me drejtësinë dhe njihej si një djalë që punonte 2-3 turne për të ndihmuar familjen, por ajo që mbetet enigmë është se mori një udhëtim të papritur dhe pa i thënë gjë familjes së tij.