COVID-19 i merr jetën një tjetër mjeku.

Pas 20 ditësh i intubuar humb betejën me virusin mjeku gjirokastrit Frederik Kekezi.

Lexo edhe:

Covid-19 në vend, 661 raste të reja, 13 vdekje dhe 433 në spitale

Ai ka punuar si mjek anatomopathollog pranë spitalit të Girokastrës, ndërsa ka humbur jetën pasditen e sotme pas disa ditëve betejë me virusin vdekjeprurës.

Ai ka mbuluar për shumë vite edhe problemet e kriminalistikës në këtë qytet kufitar, në rolin e mjekut ligjor.

Ai ishte i shtruar në një prej spitaleve Covid në Tiranë ku qëndroi për rreth 20 ditë por fatkeqësisht nuk ka mundur të mposhtë virusin.

Dr.Frederik Kekezi

Kekezi është mjeku i 25 që humb jetën që nga nisja e pandemisë. Para pak ditësh u nda nga jeta mjeku i njohur neurolog Drini Dobi.

VIKTIMAT MES BLUZAVE TË BARDHA

/a.r,OraNews