Dy emigrantë të paligjshëm u futën në çatinë e shtëpisë kur banesa ku ata jetonin u bastis nga Policia në County Durham.

Bëhet  fjalë për shtetasit shqiptarë Banush Jolla dhe Klemend Liko, të cilët e kishin kthyer shtëpinë në një fermë të vërtetë kanabisi, raportojnë mediat britanike, përcjell Ora News.

Sipas gjykatës, shqiptarët u futën në çati dhe policisë iu desh plot dy orë për ti bindur të dilnin.

Hetuesi i çështjes është shprehur se prona ishte marrë me qira, ndërsa ishte menduar të kthehej në një fermë kanabisi me kapacitet tepër të lartë, raporton Ora News.

Në banesën ku jetonin shqiptarët u gjendën 157 rrënjë kanabis, femër, ndërsa të ndaluarit u morën në pyetje nga policiua lokale.

Liko nuk pranoi të fliste, ndërsa Jolla tha vetëm “më detyruan”.

Sipas hetimeve, Banush Jolla kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar për të punuar e për të siguruar paratë për një diplomë në Shqipëri, ndërsa mësohet se ai është detyruar ti futet jetës kriminale.

Por, për të njëjtën akuzë, Jolla ishte dënuar me 12 muaj burg edhe nga Gjykata e Leeds.

Kështu gjykata e dënoi me 24 muaj burgim, si përsëritës, ndërsa Klemend Liko u dënua me 12 muaj. /A.R, OraNews