Dy persona të moshës 24 dhe 28-vjeçare kanë mbetur të vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm Shkup.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në bulevardin “Makedonsko – Kosovska Brigada”, në lagjen Fushë Topanë, raportojnë mediat lokale.

Dy të rinjtë shqiptarë, të identifikuar si Afrim Berisha 28 vjeç dhe Burim Vardari 24 vjeç, janë gjetur të vdekur brenda automjetit tip “Citroen” me targa të Shkupit.

Nga ana e mjekut të Ndihmës së shpejtë është konstatuar vdekja e dy personave. Janë gjetur gëzhoja nga armë zjarri (pistoletë dhe pushkë automatike). Është konfirmuar identiteti i personave A.B (28) dhe B.V (24) të dy nga Shkupi. Ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit”, theksohet në buletinin e Ministrisë së Brendshme.

Të rinjtë janë qëlluar me 2 armë të ndryshme nga një tjetër makinë në lëvizje ndërsa ata po qëndronin brenda një makine të parkuar.

Po zhvillohet hetim detajor i rastit dhe opinioni do të informohet gjatë ditës”, do të shprehej më herët ministri i brendshëm Oliver Spasovski, por deri tani nuk ka ende ansjë detaj nga ngjarja e rëndë.

Viktimat