FOTO/ ”Duam paret tona!”, naftëtarët pëplasen me policinë

Punonjësit e rafinerisë së Ballshit kanë rinisur protestat e tyre teksa sot janë mbledhur para Ministrisë së Energjitikës në Tiranë.

Ata protestojnë me pankarta në duar dhe me thirrjet, ”duam paret tona, mos i prekni punëtorët dhe uzina është e jona”.

Ata janë duke qëndruar mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Bashkisë së Tiranës dhe duken të vendosur ti qëndrojnë deri në fund kërkesave të tyre.

“Kërkojmë zgjidhje një herë e mirë për 800 punonjës. Ku do vemi? Në çfarë deri të trokasim? Ku do e marrim ndihmën”, u shpreh njëra prej protestuesve.

“Grevat dhe protestat kanë rënë në vesh të shurdhët”, shtojnë naftëtarët.

Në mbështetje të tyre foli sot në seancë parlamentare edhe deputetja Rudina Hajdari.

Për më tepër detaje nga protesta, shikoni fotot nga fokusi i kamerës së LSA.

FOTOGALERI TJERA

Foto/ Vjeshta në Tiranë

28/10/2020 - 16:49
Tirana me maska
22/10/2020 - 14:22