Foto/ Dita e dytë e mbajtjes së maskave, policia nuk kursen gjobat

Të shumtë, nga më i madhi tek më i vogli, nga fëmijët tek të rinjtë e gjyshërit, vihet re se po i zbatojnë rregullat e mbajtjes së maskave në ambiente të hapura dhe në ato të mbyllura. Nga ana tjetër policia nuk kurseu gjobat për “të pabindurit” të aktit normativ për mbajtjen e maskës, që hyri në fuqi ditën e djeshme. Mosmbajtja e maskës gjobitet me 3 mijë lekë të rinj, ndërsa përsëritësit do të duhen të paguajnë 5 mijë lekë të rinj. Pagesa e gjobës do të bëhet përmes faturës së energjisë elektrike.

FOTOGALERI TJERA

Tirana me maska

22/10/2020 - 14:22