FOTO/ Dhuna ndaj arbitrit, Liga Profesioniste: Duhet vullnet politik, largohet vetëm me ligj

Liga Profesioniste e Futbollit dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarit Elis Pulaj gjatë ndeshjes Delvina-Albpetroli, e vlefshme për javën e 7-të të Kategorisë së Dytë, Grupi B.

Në qëndrimin e ligës thuht se “kjo ngjarje e rëndë meriton të zbardhet sa më shpejt dhe të vërë para ligjit autorët. Dhuna si një fenonem negativ ka shoqëruar futbollin shqiptar në nivele dhe kategori të ndryshme. Vetëm forca e ligjit, Policia e Shtetit dhe Prokuroria kanë autoritetin për të parandaluar, zbardhur dhe dënuar agresorët që cënojnë futbollin.

Ngjarja në Delvinë mund të përsëritet nesër diku tjetër. Vullneti politik për të hartuar ligje dhe zbatuar drejt ato do të parandalojë dhe largojë përfundimisht dhunën nga stadiumet në Shqipëri. Është momenti për të reaguar, gjetur zgjidhje dhe mbrojtur komunitetin e madh te futbollit.”

Sport Lajme Futboll arbitri dhuna liga profesioniste e futbollit elis pulaj

EMISIONET