Qeveria e Edi Ramës dështoi sërish për hapjen e negociatave. Ky është viti i shtatë i dështimeve për të, një rekord i zi në Shqipëri dhe Europë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh për herë të parë se nuk ka negociata me Shqipërinë. Një tjetër lajm i keq për vendin.

Por pas disa vitesh me “i çelëm, nuk i çelëm”, qytetarët duket se e kanë marrë me sportivitet edhe dështimin e këtij viti.

Në rrjetet sociale nuk kanë munguar batutat dhe memet.

“Dështuan gjermanët. Deshën të na fusin me zor në BE!“, shkruan gazetari Lutfi Dervishi në Facebook.