FOTO/ Aksident në Dibër, BMW X5 përplaset me murin e një shtëpie dhe kthehet me rrotat përpjetë

Një automjet tip BMW X5 është përfshirë në një aksident në Unazën e Re Dibër.

Burime për Ora News nga vendngjarja shprehen se, mjeti me targë AA 215 TT, i drejtuar nga shtetasi Mevlan Faruku, për shkak të shpejtësisë së madhe është përplasur me murin rrethues të një prej banesave aty pranë.

Fatmirësisht nga aksidenti, përveç dëmeve materiale, nuk ka asnjë të lënduar.

Policia mbërriti në vendngjarje duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve. /A.R, OraNews

Foto nga vendngjarja:

Lajme Lajmi i fundit Kronike aksident Aktualitet

EMISIONET