Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pak minuta më parë pranë fshatit Lin, në Pogradec.

Siç shihet në fotot e mëposhtme, të siguruara nga Ora News, në aksident janë përfshirë dy mjete, ndërsa përplasja duket e fortë.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti tip Benz ka rrëshkitur nga lagështira dhe shpejtësia e lartë dhe i ka prerë rrugën mjetit tip fiat me targa greke.

Ndërkohë azetarja Iris Rezhda, drejtuesit e mjeteve janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Pamje nga vendngjarja: