FOTO/ Aksident i frikshëm në Berat, përfshihen 5 makina. BMW-ja bëhet copë

Nuk kanë të ndalur aksidentetet rrugore në vend.

Më i fundit është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Beratit.

Aksident ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Uznovë, në afërsi të Spitalit Rajonal të Beratit.

Siç raporton gazetari i Ora News, Artan Diko, një automjet BMV ka marrë përpara 4 automjete.

Siç shihet në pamjet e sjella nga gazetari i Ora News, makinat kanë pësuar dëmtime të shumta, ndërsa BMW-ja duket thuajse e copëtuar.

Nga informacionet paraprake, drejtuesi i BMW, i identifikuar si Ervis Domaxeti, është përplasur me automjetet që kanë qenë të parkuara, ndërsa pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.

Policia dhe shërbimi zjarrfikës mbërritën menjëherë në vendngjarje, ku shenjat e aksidentit janë shumë të dukshme.

Sipas gazetarit të Ora News, i plagosur nga aksidenti ka mbetur shtetasi Eri Ilia, 38 vjeç.

Vendi Lajme foto Lajmi i fundit Kronike berat Aktualitet aksidenti

EMISIONET