4.4 kg kokainë ka arritur të sekuestrojë Policia greke, ndërsa ka vënë në pranga një shtetas grek dhe një shqiptar.

Operacioni antidrogë është zhvilluar në Athinë, ndërsa sipas mediave të vendit fqinj, shqiptari i arrestuar është një shofer taksie, 33 vjeç teksa një pjesë e lëndës narkotike u gjet në makinën e tij.

Ndërsa greku i arrestuar është një ish-punonjës i Teatrit Kombëtar të Greqisë.

Droga shitej në zona të ndryshme të Athinës me një vlerë 60-70 euro për gram.

Ne total u sekuestruan 4 kg e 410 gram kokainë, 1 kg 455 gram MDMA, 675 euro, 2 peshore, 5 celularëdhe taksia e shqiptarit.

Policia helene po punon për zbulimin e të gjithë rrjetit për të cilin punonin shqiptarin dhe greku i arrestuar.