Starton në orën 16:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, vëllazërorja mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ndërkohë të dy teknikët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Kuqezinjtë kanë shumë ndryshime në formacion edhe për shkak të Covid-19, ndërsa emrat e rinj në 11-çe janë Doka, Çepele, Hoxhallari, Selhai.

Një përballje speciale, që do t’u shërbejë të dy trajnerëve për dy ndeshjet e rradhës në Nations League, që do të zhvillohen në ditët në vijim.

Kujtojmë se tekniku i Kosovës Bernard Challandes dhe një pjesëtar tjetër i stafit mungojnë në këtë sfidë për shkak të infektimit me Covid-19.

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Berisha, Doka, Ismajli, Çepele, Hoxhallari, Laçi, Selhai, Ramadani, Uzuni, Seferi, Balaj.

KOSOVA: Muriç, Hadergjonaj, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Kastrati, Shala, Kryeziu, B. Berisha, Celina, Muriqi.