Forcat ajrore ruse në veri të Sirisë kanë vrarë të paktën 50 milicitë të mbështetur nga Turqia në provincën Idlib.

Sipas BBC, nga sulmet ajrore kanë mbetur edhe shumë të plagosur, teksa synim ka qenë  një bazë islamike të një grupi të quajtur Faylaq al-Sham.

Sulmi vendos në pikëpyetje armëpushimin mes Turqisë dhe Rusisë, të cilat në luftë mbështesin palë të kundërta.

Një grup monitoruesish të situatës në Siri, me bazë në Britani deklaruan se numri i vëretetë i viktimave është 78, ndërkohë që ky është sulmi më i madh që nga muaji mars.

Idlib është provinca e fundit e marrë peng nga rebelët dhe xhihadistët, të cilët janë përplasur në një luftë civile nëntë-vjeçare.