Vijojnë kërkimet për tre të rinjtë e zhdukur prej ditës së djeshme në zonën e Vrithit të Malësisë së Madhe.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, familjarë dhe fshatarë vijojnë prej dy ditësh.

Ka dyshime që dy prej tyre të mund të jenë ekzekutuar. Ka shumë mistere ngjarja.

Vilson Çutaj 37 vjeç, Klement dhe Danjel Pepaj përkatësisht 21 dhe 25 vjeç, të tre të afërm me njëri – tjetrin janë zhdukur prej të shtunës 3 tetor 2020 edhe ende nuk dihet asgjë për ta.

Raportimi i gazetarit te Ora News, Bepin Kolvata.