FMN: Evropës i duhet 'stimul shtesë', ekonomia e kontinentit pritet të rritet me 4,5% në 2021

FMN: Evropës i duhet 'stimul shtesë', ekonomia e kontinentit

Europa do i kthehet niveleve të rritjes ekonomike si para pandemisë në vitin 2022, por kjo do të varet nga ritmet e fushatës së vaksinimit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar rekomandon që vendet t'i rritin shpenzimet qeveritare me 3 për qind të GDP-së për t'i zbutur pasojat e koronavirusit në ekonomitë e tyre.

"Në fund të 2021-it dhe në 2022-in, sugjerojmë një shtysë, një përpjekje më tepër. Nëse kjo ndodh, parashikojmë që humbjet do zbuten me 1,5 për qind, dhe nga kjo do përfitojnë të gjithë," tha drejtori i FMN, Alfred Kammer.

Drejtuesi i FMN-së për rajonin e Europës, Alfred Kramer, tha të mërkurën se ekonomia europiane pritet të rritet me 4,5 për qind në vitin 2021, dhe me 3,9 për qind në 2022-in.

Avancimi i pandemisë dhe gjendja me vaksinat kundër covid-19 janë pasiguritë më të mëdha.

Kramer kërkon që BE-ja të ndajë sa më shpejt 750 miliardë euro për rimëkëmbjen, plan i cili mbetet i bllokuar nga Gjermania.

"Ajo që ka shumë rëndësi është kohezioni social. Kur shohim krizën, pandemia ka prekur më të rinjtë, gratë, punëtorët e pakualifikuar," tha Alfred Kammer.

Për vendet e Europës Juglindore që nuk janë anëtare të BE-së, FMN-ja parashikon një rritje me 4,7 për qind në vitin 2021, ndërsa për Shqipërinë vlera arrin në 5,5 për qind dhe me 3,5 për qind mesatarisht deri në vitin 2026.

Ekonomi Lajme FMN Coronavirus fond shtese

EMISIONET