Teksa Kosova dhe Prishtina në veçanti vijojnë të jenë nën masa të rrepta për shkak të numrit të lartë të infektimeve, në Shqipëri ndodh ndryshe.

E diela e sotme ka patur një grumbullim të lartë njerëzish, kryesisht në zonën e Parkut të Liqenit në Tiranë, çka ka sjellë edhe reagimin e kryetarit të komunës Prishtinë, Shpend Ahmeti.

Sipas tij, mund të shkosh në Tiranë apo Shqipëri me 546 raste ditore por nuk mundesh në Prishtinë.

E para ky post nuk është kundër Tiranës! Shpresoj që Prishtinalitë ta vizitojnë sa më shumë. Por çfarë masash janë këto në Kosovë me orë policore kur mundesh me shku në Tiranë e Shqipëri me 546 raste sot. Por nuk mundesh në Pr. Foto nga Tirana sot“, shkruan Ahmeti në postimin e tij.

Lexo edhe:

“Nuk po e marrim seriozisht rrezikun”, Manastirliu reagon pas grumbullimeve masive te ‘Liqeni Artificial’

Covid-19/ Shkon në 699 numri i të vdekurve, 565 raste të reja në 24 orët e fundit