Flori Mumajesi : Mall të jemi bashkë pa rregulla...

Pavarësisht se na ka munguar në rrjete sociale , Flori Mumajesi herë pas here poston ndonjë gjë.

Pas suksesit që pati me projektin e fundit muzikor “Dhemb” ai ka postuar një foto me shokët e tij duke shprehur mallin për t’u rikthyer me ta në skenë dhe për t’i bërë të gjithë të festojnë.

“Mall të jemi bashkë pa rregulla e t’i bëjmë ata që na duan të festojnë. Lutem shëndetshëm e mbarë”, ka shkruar Flori krahas fotos ku është veshur si babagjysh së bashku me djemtë e grupit.

Fansat e tij janë duke pritur projektin e tij të rradhës, por ende nuk është e  sigurt se kur do të vijë një këngë tjetër nga ai.

Showbiz malli rregulla flori mumajesi

EMISIONET