Ishte e premte, 21 shkurt një vit më parë. Pandemia ishte e frikshme, por ende dukej shumë larg, derisa dy ambulanca u panë në një rrugë në San Salvario dhe personeli mjekësor i veshur si astronautë zbritën para shtëpisë së një menaxheri.

Ishte rasti i parë i Covid i diagnostikuar në Turin, fillimi i një epoke që nuk ka mbaruar ende.

“Të nesërmen në mëngjes të gjithë po kalonin përpara xhamit të dhomës, por askush nuk kishte guxim të hynte.

Kryetari i bashkisë, mjekët, infermierët po bënin shenja me duar duke më pyetur a jam mirë, por më pas ata u zhdukën.

Dhe e kuptova që isha pozitiv.”