I ftuar në Ora News, aktivisti Vilson Kulemani, i cili ndodhet në arrest shtëpie si pjesëmarrës në protestat për vrasjen e Klodian Rashës, u shpreh se është vetëdorëzuar në polici.

Ai tha se ndaj tij janë ngritur akuza të pa mbështetura në fakte dhe se po mbahet në arrest shtëpiak me pa të drejtë.

Ai theksoi se në shoqërimet e protestuesve të tjerë, policia ka ushtruar dhunë gjatë kapjes dhe në furgonat e policisë.

Kulemani: Unë jam vetëdorëzuar në komisariat pasi dëgjova se isha shpallur në kërkim. Nuk ka pasur dhunë ndaj meje, pasi shkova me këmbët e mija. Por ka pasur dhunë ndaj protestuesve dhe të ndaluarve. Kapja e protestuesve kanë kapur me dhunë dhe janë dhunuar në furgonat e policisë, vetëm në komisariate nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Unë momentalisht ndodhem në arrest shtëpie. Unë jam ballafaquar me 6 akuza. Unë jam dorëzuar vetë pasi nuk kam bërë asnjë gjë të paligjshme.

Në audion e seancës gjyqësore që është bërë dje, prokurori vetë e ka pranuar se nuk ka pasur një mos bindjeje të urdhrit nga unë kundrejt policisë. Këto masa sigurie janë për të na trembur dhe të mos marrim pjesë në protesta. Mua po më pengohet me pa të drejtë liria. Në gjyq është vënë prova që unë jam student dhe po pengohet aktiviteti im i përditshëm. Kundrejt meje nuk ka asnjë raport shoqërimi dhe nuk jam  persona me precedentë penalë. Nuk e kuptoj pse duhet të mbahem me arrest shtëpie.

Çdo protestues i ndaluar dhe i arrestuar që i janë komunikuar 6 akuzat, por më duhet të theksoj secili duhet të mbajë përgjegjësi personale për atë që bën dhe s’mund të bëhen akuza kolektive. Unë mendoj se gjithçka është politike. Unë jam aktivist i njohur i PD-së, por po përpiqet që të propagandohet se ky është një organizim politik, por kjo nuk është aspak i vërtetë, pasi unë dhe kushdo nga protestuesit kemi dalë me vullnetin tonë të plotë qytetar për vrasjen e Klodian Rashës dhe kundër dhunës që policia.