Flet djali i Yllka Mujos: "12-vjeç u arratisa drejt Italisë, ja ç'ndodhi kur më gjeti mami"

Flet djali i Yllka Mujos: "12-vjeç u arratisa drejt Italisë, ja

Amos Zaharia, aktori dhe regjizori i mirënjohur, ka treguar momentet më të pabesueshme të jetës së tij në intervistën për moderatoren Ester Bylyku, në emisionin e saj 'Glamour Zone' në RTV ORA. Ndër të tjera, ai ndau me publikun nje episod që daton vite më parë, kur ai ishte 12-vjeç.

Pjesë nga biseda:

Ester Bylyku: Amos, më trego një rast që e ke trembur vërtet shumë nënën tënde.

Amos Zaharia: Një episod, ka qenë kur isha 12-vjeç. Së bashku me 2 shokë vendosëm të arratiseshim drejt Italisë, pa lajmeruar askënd. Atëherë s'ka patur as telefona. Morëm trenin dhe udhëtuam për tre ditë, por na kapën në Vlorë (qesh)

Ester Bylyku: Dhe si reagoi Yllka? Të bërtiti? Të dha ndonjë shuplakë? (qesh)

Amos Zaharia: Jo, vetëm më përqafoi shumë fort. Në familjen tonë asnjëherë nuk është ngritur dorë, për asnjë arsye.

https://www.youtube.com/watch?v=7Es6C0EbxUU&feature=youtu.be

Showbiz Lajme Glamour Zone Ester Bylyku amos zaharia yllka mujo

EMISIONET