‘Flamujt e kuq’ nuk i ndahen Veliajt, në tenderin për dezinfektimin u skualifikua oferta më e ulët

‘Flamujt e kuq’ nuk i ndahen Veliajt, në tenderin për

Tenderave të dyshimtë në Bashkinë e kryeqytetit nuk i kanë shpëtuar as ato për sigurimin e mjeteve të parandalimit të koronavirusit apo përhapjes së insekteve.

Drejtoria e Përgjithshme e Objekteve Publike ka zhvilluar së fundmi procedurën me objekt "blerje preparate dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim" me një fond limit 34 milion lekë.

Sipas të dhënave në Agjencinë e Prokurimeve Publike kanë marrë pjesë dy kompani, një prej të cilave është skualifikuar.

Institucioni nën varësinë e bashkisë së drejtuar nga Erion Veliaj ka skualifikuar pikërisht kompaninë që kishte paraqitur ofertën më të ulët.

Për këtë vendim është përdorur argument fakti se operatori nuk plotësonte kriteret e veçanta të kualifikimit.

Në këtë mënyrë fitues është shpallur kompania "Milifar" me ofertën 33.5 milion lekë.

Diferenca me subjektin Albania Distribution Chem, i cili i skualifikua dhe fituesit rezulton 8.7 milion lekë të reja pa TVSH.

Ky prokurim i zhvilluar nga institucioni në varësi të bashkisë Tiranë është shënuar me flamur të kuq dhe nga Open Data me shënimin "skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit".

Sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompania "Milifar" ka shtuar në aktivitetin e saj "import-eksport për produkte dhe pajisje për "DDD", shërbime pastrimi higjeno-sanitare dhe produkte për pastrim" në dhjetor të 2020, vetëm pak muaj para se të shpallej fituese.

Procedurat e ndjekura në tendera janë ngritur vazhdimisht si shqetësim në media, madje dhe janë kritikuar nga APP apo institucionet ndërkombëtare.

Pavarësisht këtyre problematikave ende nuk ka asnjë hetim në institucionet që i kanë zhvilluar ato nga KLSH apo SPAK.

Vendi Ekonomi Lajme Financa dezinfektim bashkia tirane tendera me flamuj te kuq oferta me e ulet

EMISIONET