Flakët "përpijnë" shtëpinë, humbin jetën 3 të miturit dhe gjyshja

Një grua dhe tre nipërit e saj kanë humbur jetën pasi zjarri përfshiu shtëpinë e tyre në Teksas të SHBA.

E vetmja që ka shpëtuar nga flakët ka qenë e ëma e të miturve, e cila tregoi për policinë se pasi kati i parë u shkrumbua nuk pati mundësinë të shpëtojë fëmijët e saj dhe të ëmën.

"Unë vetëm po qëndroja atje duke bërtitur, duke bërtitur dhe duke bërtitur emrat e tyre duke shpresuar se do të dilnin nga dhomat e tyre", ka thënë ajo.

Autoritetet thanë se iu desh më shumë se 1 orë punë për të marrë nën kontroll flakët, ndërkohë që nuk dihen ende rrethanat e flakëve.

Loan Le që jetonte në periferi të Hjustonin në Teksas të SHBA, pasi iu shkëput energjia elektrike iu drejtua shtëpisë së vajzës së saj rreth 5 milje më tej.

Jackie Pham Nguyen dhe tre fëmijët e saj, Olivia, 11, Edison, 8 dhe Colette, 5, jetonin së bashku dhe ishin me origjinë nga Vietnami.

Bota Lajme SHBA zjarr vietnam

EMISIONET