Fiton 31 milionë euro në sezon, por Ronaldo mund të lerë Juventusin

Fiton 31 milionë euro në sezon, por Ronaldo mund të lerë

Qëndron apo largohet nga “Zonja e Vjeter” Cristiano Ronaldo? Dyshimet në lidhje me të ardhmen e “yllit” portugez janë rritur, sidomos për shkak të ecurisë së rezultateve të skuadrës bardhezi në këtë sezon.

Bastexhinjtë e kuotojnë me koeficient shumë të ulët largimin e 5 herë fituesit të “Topit të Artë”.

Sipas analistëve të “Sisal Matchpoint”, kush vë bast për largimin e portugezit nga Torino do të fitojë vetëm 65% të shumës së vënë (koeficienti 1.65). Një koeficient shumë më i ulët se i qëndrimit në Torino, që kuotohet 2.10.

Kontrata e Portugezit (31 milionë euro në sezon) do të skadojë më 30 qershor 2022. Juventusi i Pirlos renditet 8 pikë pas Interit në Serisë A dhe duhet të përmbysë humbjen 2-1 ndaj Portos për t’u kualifikuar në çerekfinale të Champions League.

Në lidhje me të ardhmen e Ronaldos, shumë mund të varet nga rezultatet e arritura nga ekipi në fund të sezonit. Kontrata e CR7 nuk është problem i vetëm në kampin juventin.

Ekziston edhe çështja e “Dybala”, pasi edhe kontrata e “Joyas”|do të skadojë në vitin 2022.

Sport Lajme futboll ronaldo Futboll merkato juventus

EMISIONET