Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni janë dy shtetet më të fundit në Lindjen e Mesme që normalizojnë raportet me Izraelin dhe rreshtohen kundër politikës iraniane në rajon.

Dokumentet historike të ashtuquajtura “Akordet e Abrahamit” u firmosën të martën në Shtëpinë e Bardhë nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, dy kryediplomatët e Emirateve dhe Bahrejnit, dhe nga ndërmjetësimi i bisedimeve disapalëshe, Presidenti Amerikan, Donald Trump.

Palët u zotuan të punojnë për paqen afatgjatë të rajonit, që sipas dy nënshkruesve arabë, do mund të arrihet vetëm nëse i jepet zgjidhje konfliktit dhjetëravjeçar dhe njohjes së territoreve dhe të shtetit të Palestinës nga Izraeli.

Presidenti Trump tha se marrëveshje me palën izraelite synojnë të arrijnë edhe 5 apo 6 vende të tjera arabe, çka do rritë presionin diplomatik mbi palestinezët për të bërë të njëjtën gjë.

Sot bota po sheh si ata zgjedhin bashkëpunimin para konfliktit, miqësinë para armiqësisë, begatinë para varfërisë dhe shpresën para dëshpërimit. Po zgjedhin një të ardhme ku arabët, izraelitët, myslimanët, hebrenjtë dhe të krishterët jetojnë bashkë, luten dhe ëndërrojnë bashkë, krah për krah, në harmoni, komunitet, dhe në paqe.”

“Kjo është ditë historike, agimi i një paqeje të re. Për mijëra vite, populli hebre është lutur për këtë, dhe për dekada me radhë shteti hebre është lutur për paqe. Sot ne e përmbushim këtë me mirënjohjen më të thellë.”

Ndërsa marrëveshjet konsiderohen historike, ato janë denoncuar nga zyrtarët palestinezë se u shërbejnë më së pari politikisht kryeministrit izraelit Netanjahu dhe presidentit amerikan, Trump.

Në qytetin palestinez të Gazës, qytetarët e protestuan nismën me djegien e flamujve dhe fotove të dy liderëve, ndërsa u raportuan edhe sulme me raketa por pa pasoja në jetë.

Është ditë zemërimi për popullin palestinez dhe botën islamike dhe arabe, ditë poshtërimi dhe fyese për liderët e Bahrejnit dhe Emirateve që normalizojnë lidhjet me okupatorin sionist. 15 shtatori do jetë ditë e zezë në jetën e këtyre liderëve që na tradhtuan dhe lanë mënjanë përkrahjen e tyre për Palestinën,” deklaroi lideri i lëvizjes palestineze, Hamas.

“Akordet e Abrahamit” të firmosura në tri gjuhë në Shtëpinë e Bardhë parashikojnë ngritjen sa më shpejt të ambasadave në kryeqytetet respektive, krijimin e një agjende strategjike për Lindjen e Mesme, bashkëpunimin në të gjithë sektorët dhe koordinimin për paqe dhe stabilitet në rajon.”