Premiera  e filmit të ardhshëm të James Bond u shty për herë të tretë për shkak të pandemisë.

“No Time to Die” (Nuk ka kohë për të vdekur), ishte shtyrë dy herë dhe tani do të shfaqet në 8 tetor, tha një njoftim i publikuar në faqen e ëeb-it të filmit.

Filmi do të shfaqej në ekran në prill të vitit 2020 , por për herë të dytë është shtyrë në tetor, raporton BBC.

Filmi është i 25-ti në ekskluzivitetin e Bond dhe shënon paraqitjen e fundit të Daniel Craig si agjent i shërbimit sekret britanik 007.

Vonesa do të sjellë një tjetër goditje në kinematë botërore të cilat janë detyruar të mbyllen për shkak të pandemisë.

Filmi i mëparshëm i Bond, Spektri i vitit 2015 solli rreth 900 milion dollarë fitime në mbarë botën.