Fillimi i karrierës, Rashica: Dy ditë përpara provës në Gjermani lëndova gjurin, më la 1 vit jashtë fushave

Fillimi i karrierës, Rashica: Dy ditë përpara provës në

Në emisionin Ora Verore me moderatorët Ronaldo Sharka dhe Albana Caushaj ishte futbollisti i kombëtares kosovare Milot Rashica.

Fillimisht ai foli për vështirësitë që ka kaluar në fillimin e rrugëtimit të tij drejt futbollit teksa veçoi një rast e cila iu shfaq si pengesë.

Përpara se Rashica të shkonte në një klub gjerman për tu provuar, ai pësoi një dëmtim në gju e cila e la jashtë fushave për më shumë se një vit. Talenti kosovar u shpreh për Ora Verore se ajo i dha më shumë forcë për të ecur përpara në karrierën e tij.

Rashica: Unë kam pasur fatin që kur fillova të luaj, familja ime ishte në gjendje të mirë ekonomike. Prapë ka qenë e vështirë. Moment shumë i vështirë për mua ka qenë momenti që më duhej të shkoja dhe të bëja prova tek një ekip gjerman, vetëm dy ditë para unë lëmndopva gjurin dhe kam qëndruar jashtë fushave për një vit. Kjo nuk ma ka mundësuar të transferohesha që atë vit dhe mu desh shumë kohë për tu rikuperuar por pas një të keqe vjen gjithmonë një e mirë dhe unë u riktheva edhe më i fuqishëm.

Sport Lajme ora verore milot rashica futbollisti karriera

EMISIONET