Një fije floku mundi të shpëtojë 18 vjeçarin Devis Hoti nga akuza për vrasje e 45 vjeçarit Flamur Duci, ngjarje e shënuar tetë muaj më parë në fshatin Mbrorje të Korçës.

Analiza e ADN në flokun e gjetur në thikën me të cilën u vra pronari i dyqanit, tregoi se ajo nuk i përkiste të riut.

Në këto kushte,  sot Gjykata e Korçës ndryshoi masën e sigurisë për 18-vjeçarin nga “Arrest me burg” me “Detyrim paraqitje”, duke e nxjerrë nga qelia.

“Nuk e kishte bërë. Qëndroi 8 muaj në burg kot. Duam Drejtësi!” thotë nëna e tij, Valbona Hoti.

Por familjarët e Devis Hotit thonë se i biri u mbajt për 8 muaj pa drejtësisht, dhe pa asnjë provë, ndaj kërkojnë që policia të gjejë autorin e krimit e të heqë akuzat ndaj 18 vjecarit

Flamur Duci, u gjet i vrarë me thikë para dyqanit, të tij në fshatin Mborje, më  19 dhjetor të vitit të kaluar. Policia arrestoi pas përgjimeve ambientale si autor të dyshuar 18 vjeçarin Devis Hoti, i cili sipas grupit hetimor ishte konflikuar me viktimën për motive banale.