Figurat e shquara shqiptare që u ndanë nga jeta në vitin 2020

Shqipëria gjatë vitit 2020 ka humbur dhe disa personazhe të shquara të vendit.

Më poshtë do të gjeni emrat e figurava të shquara të cilët mbyllën sytë përgjithmonë duke lënë pas një dhimbje të madhe.

Nexhmije Pagarusha

Legjenda e muzikës shqiptare u nda nga jeta më 7 shkurt, në moshën 86-vjeçare.  




Xhevdet Ferri

Ikonë e kinematografisë shqiptare, u nda nga jeta në janar, në moshën 59-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme pulmonare.



Evgjeni Harizi

Emri i shquar i kulinarisë shqiptare, Evgjeni Harizi, u nda nga jeta më 22 mars, si pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme.



Gëzim Kruja

Ikona e komedisë shkodrane, Gëzim Kruja, u nda nga jeta më 5 prill, në moshën 80-vjeçare.




Rikard Ljarja

Aktori i shquar Rikard Ljarja u nda nga jeta më 20 prill, në moshën 77-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.




Maks Velo

Piktori, arkitekti, shkrimtari dhe studiuesi Maks Velo, u nda nga jeta më 7 maj, në moshën 84-vjeçare.



Avni Mula

Kompozitori i njohur Avni Mula u nda nga jeta në muajin tetor të këtij viti, në moshën 92-vjeçare.



Koço Devole

Aktori dhe regjisori Koço Devole u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare më 8 nëntor, pas infektimit me Covid i cili i ndërlikoi gjendjen e tij shëndetësore.




Lumturi Blloshmi

Më 27 nëntor, Lumturi Blloshmi, piktorja e njohur shqiptare ndërroi jetë si pasojë e Covid-19.



Milto Vako

Më 10 nëntor, përmes një deklarate zyrtare, Teatri i Operas, Baletit dhe Ansambli Popullor njoftoi ndarjen nga jeta në moshën 90-vjeçare të dirigjentit Milto Vako.



Besim Zekthi

Mjeshtri i valles popullore shqiptare, Besim Zekthi, u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare, më 28 qershor.



Moikom Zeqo

Më 15 qershor, Moikom Zeqo, studiuesi dhe shkrimtari i njohur, u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare. 

Kultura Showbiz Lajme 2020 figurat e shquara

EMISIONET