Fifi ti je? Këngëtarja publikon foton dhe na le pa fjalë

Pa dyshim që Fifi është një ndër këngëtaret më të pëlqyera nga publiku. Përveç  talentit të saj në muzikë një vëmendje të madhe ka marrë edhe paraqitja e këngëtares e cila gjithmonë  është komentuar për format e saj trupore. Mirëpo ajo asnjëherë nuk e ka patur kompleks  të flasë për këtë pjesë dhe herë pas here ka dhënë shumë mesazhe inkurajuese për të gjithë femrat  që ta pranojnë dhe ta duan veten e tyre ashtu si janë.

Megjithatë ajo ka vendosur të bëjë një ndryshim drastik në dukjen e saj.

 Fifi filloi të humbë disa kilogramë, ne intervistat e fundit që ka dhënë është shprehur se kilogramët e tepërt po i shkaktonin probleme shëndetësore  kryesisht me shpinën e saj.

Së fundmi  ajo ka publikuar një foto në llogarinë e saj në “Instagram” teksa shihet me rroba banje duke shijuar rrezet e diellit dhe suksesin e këngës së fundit “Gajle”.

Me një gotë verë në duar dhe me një fizik super në formë Fifi na ka lënë pa fjalë.

Showbiz Lajme Thashetheme Instagram Fifi Gajle

EMISIONET