Një vatër zjarri ka rënë këtë pasdite në Portëz të bashkisë Fier.

Nga flakët është përfshirë një kodër me ullinj e shkurre.

Në vendngjarje kanë mbërritur 2 zjarrfikëse, por po ndihmohet për shuarjen e flakëve edhe nga banorët e zonës.

Ndërkohë që ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit dhe flakët favorizohen nga era.