Rreth 2000 banorë të fshatit Varibop në Fier janë prej një jave pa ujë të pijshëm, pasi pompa e vetme që bën furnizimin është dëmtuar. Banorët atje thonë se uji është një problematikë e vjetër për ta që kurrë nuk ka marrë zgjidhje përfundimtare, ndërsa drejtuesit vendor thonë se ndërhyrja do të jetë e shpejtë!

Problemet me ujin i pijshëm i kanë shoqëruar në vazhdimësi banorët e fshatit Varibop në Fier!

Por prej një jave ne çezmat e tyre uji mungon!

Banori: Problemi i ujit tek ne ka qenë prej 30 vitesh, ku ne kemi pirë uji me copa

Shkak këtë herë është bërë një defekt në pompën kryesore që furnizon fshatin .

Banori: Një javë, 7 ditë nuk ka pikë uji.

Edhe kur furnizoheshin me ujë, ankohen se  u shkon në çezma i ndotur.

Banori: Uji është i pa kontrolluar dhe nuk pihet nga i gjithë fshati, ai vetëm për të larë përdoret.

Në këto kushte banorët thonë se ujin e blejnë ose përdorin puset që kanë hapur në mënyrë private!

Banori: Ujin e marrim me gomar dhe në krahë.

Fshati me rreth 2 mijë banorë furnizohet nga një pus i hapur aty pranë, dhe në rast dëmtimi nuk ka asnjë mundësi tjetër!

Problematika e krijuar është e njohur për pushtetin vendor!

Kreu i njësisë administrative Cakran, Tonin Xhelaj thotë se ata po punojnë për zgjidhje sa më të shpejtë!

Tonin Xhelaj: Do bëjmë riparimin e duhur, do shtojmë edhe tubacionin në pus i cili do të bëjë të mundur furnizimin e fshatit me uji të pishëm. Faktikisht banorët kanë të drejtë.

Ndërsa për shqetësimin e banorëve për papastërtinë e ujit të pijshëm, Drejtuesit lokalë thonë se ata kanë kryer të gjitha analizat