Një autobus i firmës ” Alba Shoes Group” i cili mundesonte transportin e puntorëve të fasonerisë  nga fshati Peshtan , Kafaraj , Frakull dhe me gjerë, është djegur pjesërisht gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm (26 korrik).

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Peshtan, të njësisë administrative Levan.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.