Digjet kati i parë i një pallati 3-katësh në njësinë administrative Mbrostar Ura në Fier.

Pallati u përfshi nga flakët rreth orës 19.30 të mbrëmjes së sotme.

Dëmet ishin të konsiderueshme ku pjesa më e madhe e orendive shtëpiake janë shkrumbuar, kryesisht te kuzhina dhe një pjesë e  dhomave të gjumit.

Në momentin që banesa është përfshirë nga flakët fatmirësisht nuk ka pasur persona brenda saj.

Mësohet se pronari i banesës është Petrit Gjojdeshi, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.