Vatra te reja infeksioni janë shfaqur në Fier dhe Patos me 12 të infektuar nga koronavirusi.

Burimet  thonë se në Patos është konfirmuar me Covid 19 një futbollist i ekipit Albpetrol rreth 30 vjeç.

Nuk dihet se ku mund të jetë infektuar, por dyshimet janë për në Tiranë ku përpara dy javësh ka dhënë provime ndërsa ka luajtur bashkë me ekipin ndeshje në Librazhd.

30-vjeçari është në gjendje të mirë ndërsa 5 anëtarët e tjerë të familjes nuk kanë simptoma të sëmundjes.

Ndërkohë në Fier 11 persona janë infektuar në plazhe dhe dasma.

Autoritetet shëndetësore kanë bërë thirrje që dasmat të ndalohen edhe nëpër shtëpi ndërsa shezlonet të jenë pa veshje prej rrobe me qëllim që të dezinfektohen lehtësisht.

Po gjurmohen kontaktet e të infektuarve, ndërsa Fieri ka 129 të sëmurë aktivë ku ritmi i përhapjes së sëmundjes është përshpejtuar.