Fier: Plagoset me thikë 46-vjeçari

Fier: Plagoset me thikë 46-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme (18 korrik), në Fier.

Një 46-vjeçar është plagosur me thikë dhe ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal të qytetit.

''Sot rreth orës 12:20, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi P. S., 46 vjeç, banues në fshatin Kasnicë, Fier, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve'', thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, mësohet se 46-vjecari është futur menjëherë në salle dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Shkak i plagosjes dyshohet se ka qenë një grindje e momentit.

Vendi Lajme fier plagosje thike

EMISIONET