Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Patos, Fier.

31-vjeçar Klajdi Sulo është plagosur në rrethana të paqarta dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se pas ngjarjes në Patos janë shoqëruar dy persona të cilët kanë dijeni mbi atë çka ka ndodhur, ndërsa është identifikuar edhe autori i saj.

Burime nga vendi i ngjarjes kane deklaruar se 31 vjeçari është parë të lëvizë shpesh gjatë ditës në rrugët e qytetit të Patosit me automjetin e tij.

“Sot rreth orës 19:00, në Patos, në afërsi të fushës së sportit, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. S., 31 vjeç, banues në Patos. 31 vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.

Ngjarja e kësaj të hënë ka ndodhur në po të njëjtin vend ku rreth katër muaj më parë pati edhe një shkëmbim zjarri, por që në atë kohe nuk u zbardh nga policia, pasi nuk u gjetën gëzhoja në vendin e ngjarjes, ndërsa banorë të zonës konfirmonin që ka pasur të shtëna.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.