Banorët e një pallati në Fier kaluan disa orë paniku si pasojë e një zjarri që u shfaq në bodrumin e ndërtesës që shërbente si garazhd.  Tymi u përhap në të gjithë objektin duke detyruar ndërhyrjen e forcave speciale për evakuimin e banorëve.

Momente paniku kaluan banorët e një pallati në lagjen 15 tetori në Fier, pasi një zjarr u shfaq në parkimin e makinave.

Flakët përfshinë disa makina, ndërsa tymi nga bodrumi është ngjitur nëpër shkallët e pallatit, duke krijuar një situatë të rrezikshme.

Të alarmuar banorët braktisën shtëpitë dhe dolën në rrugë.

Disa shfaqën probleme të lehta shëndetësore për pasojë të tymit.

Ngjarja vuri në alarm policinë e Zjarrfikësit.

Në ndihmë për evakuimin e banorëve shkuan edhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ndërsa zjarrfikësit u angazhuan për të shuar flakët.

Në vendngjarje shkuan edhe stafe mjekësore që dhanë ndihmë mjekësore banorëve.

Fatmirësisht nuk pati persona me lëndime serioze, por frika e paniku i krijuar ishin të mëdha.

Një grup ekspertësh po punon për të sqaruar shkaqet e shfaqjes së zjarrit.