Merr flakë një kamion në zonën e njohur si Vajkan, në autostradën Fier-Lushnje.
Mësohet se goma e pasme e rimorkjes ka pësuar një defekt dhe nga fërkimi me asfaltin ka marrë flakë.
Fatmirësisht zjarri u fik në kohë, pa dëme të mëdha.
Kamioni me targa italiane transportonte peshk dhe për të fikur flaken është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të Fierit.