Një makinë u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme (8 gusht).

Ngjarja ndodhi në Fier në lagjien Apolonia.

Mjeti u përfshi nga flakët sapo drejtuesi doli prej saj. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

“Sot rreth orës 21:45, në lagjen “Apollonia”, Fier, në ecje e sipër ka marë flakë mjeti tip “Audi”, në pronësi të shtetasit R. M., banues në Fier. Gjatë momentit të rënies së zjarrit, drejtuesi ka ndaluar mjetin në vend ku kanë qën të parkuara edhe 2 mjete të tjera të cilat si pasojë e përhapjes së zjarrit kanë marë flakë dhe janë djegur pjesërisht. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur ai pasojë e një difekti në mjetin tip “Audi”. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe shërbimi zjarrfikës të cilët bën të mundur shuarjen e zjarrit. Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit” – njofton policia.

Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë rrjedhja e gazit në makinë. Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrëfikëses u bë e mundur shuarja e flakëve.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e saj.