Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier evidentuan dhe goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Një 57-vjeçar është arrestuar pasi kishte kultivuar kanabis në oborrin e banesës së tij.

‘’Shërbimet e Policisë Fier, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, gjatë kontrollit në fshatin Zhupan, Fier, në oborrin e banesës së shtetasit F. T., 57 vjeç, kanë kanë konstatuar të kultivuara bimë narkotike canabis sativa’’, informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

(Foto ilustruese)