Fier, hambari përfshihet nga flakët, në rrezik banesat aty pranë

Një hambar me bar është përfshirë nga flakët në fshatin Kallm i Madh, në Fier.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Nga flakët mëson se rrezikohen edhe banesa pasi hambari me bar i djegur tashmë është shumë afër tyre.

Mendohet se shkak për zjarrin ka qenë një shkëndijë elektrike.

Ndërkohë nga flakët është djegur edhe një furgon i parkuar.

Vendi Lajme fier Kronike zjarr lajme hambar

EMISIONET