Ndotja e Gjanicës nuk ka të ndalur, ndërsa autoritetet po dështojnë të ndëshkojnë fajtorët.  Banorët e Fierit ndërkohë kërkojnë reagim me forcë ligji, dhe akuzojnë për neglizhencë.

Krimi mjedisor mbi Gjanicë nuk ka të ndalur.

Kjo ishte pamja e lumit që kalon përmes qytetit të Fierit këtë të enjte.

Një masë e bardhë me aromë të rëndë e kishte mbuluar.

Për qytetarët ndotja është e Gjanicës është kthyer si “plagë që nuk gjen shërim”.

Shkaktarë kryesisht janë raferineritë e naftës që derdhin mbetje hidrokarbure në lum.

Qytetarët kërkojnë që fajtorët të ndëshkohen.

Krahas hidrokarbureve, mbetjet urbane janë kthyer në ndotës.

Disa javë më parë Angjensia Kombetare e Mbrojtjes se mjedisit Fier thonë se kanë evidentuar 29 pika ndotjeje. Inspektimet i janë dërguar zyrës juridike për t’i gjobitur.

Por qytetarët thonë se vetëm letrat nuk mjaftojnë për të ndalur ndotjen që po shkatërron Gjanicën.