Fier: Benzi përplaset me kamionin, vdes shoferi 30 vjeçar, viktima bllokohet brenda makinës

Aksidentet në vendin tonë vijonë duke shkaktuar viktima. Në vetëm 3 aksidente të regjistruar mbrëmjen e së martës dhe mëngjesin e së mërkurës, kanë humbur jetën 2 persona, dhe janë plagosur 2 të tjerë.

30 vjeçari, Klement Basha Infermier në Spitalin e Fierit  ka humbur jetën mëngjesin e së mërkurës në aksin Fier-Patos, pasi makina me të cilën udhëtonte është përplasur me një kamion që po transportonte karburant, dhe drejtohej nga shtetasi Bardhi Spahia.

Për shkak të dëmtimeve të mëdha të mjetit, trupi i Bashës është nxjerrë me vështirësi, ndërsa drejtues i kamionit është shoqëruar në polici.

https://youtu.be/t9vdSOxNIhA

Një tjetër aksident tragjik në aksin Fier-Vlorë mbrëmjen e së martës, i ka marrë jetën 23-vjeçares Anxhela Çapos.

22-vjeçarja Silvana Muho ka qenë drejtuesja e Mjetit i cili nga rruga duke një mur mbrojtës, ndërsa ajo është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit.

2 të plagosur janë shënuar në Rrugën e Kombit, pasi dy makina me targa të Kosovës janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga ana tjetër është arrestuar A.Veliu 19 Vjeç, pasi me datën 25 duke drejtuar mjetin e tij, është përplasur me një mjet ku mbeti i vdekur efektivi i policisë, Nuri Malaj, 53 vjeç.

Që nga dita e parë e këtij viti aksidentet rrugore u kanë marrë jetën 20 personave në vendin tonë.

Vendi Lajme fier Lajmi i fundit aksident Aktualitet klement basha bardhi spahia

EMISIONET