Fieri vijon të jetë në 4 qytetet me numrin e lartë të infektimeve nga koronavirusi.

Sipas informacionit më të fundit për publikun nga ISHP, në 24 orët e fundit jane regjistruar 9 raste të reja me pozitiv me Covid-19.

Me rastet e sotme, shkon në 204 numri i te prekurve me koronavirus duke lënë edhe 12 viktima.

Rastet ne fjale janë vatra të reja infektimi të shkaktuara nga lidhjet familjare apo shoqërore me personat e konfirmuar një dite më parë pozitiv me Covid-19 në Fier.

Me gjithë ashpërsimin e masave dhe thirrjeve te vazhdueshme për të ruajtur distancimin fizik dhe masat e përcaktuara nga ISHP, Fieri mbetet problematik në zbatimin e tyre në plazhe si dhe në sherbimet në bare apo në njësite e tregtimit.

Lexo edhe: Shifra rekord: 178 raste të reja me Covid dhe 4 viktima, 147 të shtruar në spital